Deklaratat e Donald Trumpit se SHBA-ja do të kërkojë ta marrë përsëri bazën ajrore të Bagramit në Afganistan, nuk i kanë lënë indiferentë talebanët. Në një intervistë për Sky Neës, zëdhënësi kryesor i tyre Zabihullah Mujahid u shpreh se :"Afganët nuk do të lejojnë kurrë që toka e tyre t'i dorëzohet të tjerëve në asnjë rrethanë".