Profesionistët e lirë do të taksohen duke nisur nga viti i ardhshëm. Në një intervistë për Top Channel, ministrja e Financave Delina Ibrahimaj ka shpjeguar skemën e taksimit për këtë kategori që deri më tani janë trajtuar si biznes i vogël pa taksa. Ligji i ri që hidhet se shpejti për konsultim publik sipas saj synon të shmangë evazionin dhe të krijojë barazi në taksim.