Një vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit dhënë në qershor të këtij viti po mban “peng” zbatimin e fiskalizimit për karburantet. Referuar vendimit, gjykata pezullon zbatimin e vendimit të Këshillit të Ministrave për caktimin e metodologjisë së monitorimit dhe qarkullimit në fushën e hidrokarbureve duke i dhënë të drejtë palës paditëse, kompanisë që aktualisht zbaton aktualisht edhe koncesionin e kontrollit të pompave të karburanteve.