Iran pretendon vendosjen e një takse për anijet që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit, një vendim ky që mund të ketë efekt zinxhir në tregjet ndërkombëtare dhe në shtetet e tjera. Ekspertët e çështjeve detare paralajmërojnë se një masë e tillë mund të ndikojë ndjeshëm në trafikun detar dhe në kostot e transportit.