Qeveria ka depozituar në kuvend paketën e re fiskale për 2024-ën. Në të parashikohen ndryshime në disa ligje. Qeveria synon të përjashtojë nga taksat, importin e mëshqerrave dhe insekteve, ku përfshihen edhe bletët. Kjo politikë, sipas relacionit synon rritjet e krerëve në vend, zhvillimin e sektorit të bletarisë dhe stimulimin e prodhimit bio. Efekti financiar i kësaj mase në buxhet parashikohet 200 milionë lekë/vit.