Një mësuese në një shkollë të mesme në Australi është arrestuar pasi dyshohet se ka kryer vazhdimisht marrëdhënie seksuale me një nxënës 15-vjeçar. Karly Rae, 37 vjeç, u paraqit në gjykatë javën e kaluar me fëmijën e saj të porsalindur për t’u deklaruar fajtore për krime të shumta seksuale me fëmijë, raportoi Korporata Australiane e Transmetimeve.