Këtë herë radhën e kishte Mikaili për ti mirëpritur në shtëpinë e tij shokët e klasës dhe mësuesen Lindita. ‘Takimi veror, shtëpi më shtëpi’, i iniciuar vullnetarisht nga Lindita Lohja, mësuesja kujdestare e klasës së dytë në shkollën ‘Salo Halili’, në Shkodër, ka si qëllim afrimin e fëmijëve me librat edhe gjatë pushimeve.