Donald Trump ka bërë një hap pas në tentativën për të negociuar paqen mes Rusisë dhe Ukrainës dhe për të organizuar një takim trepalësh me udhëheqësit e tyre. Sipas asaj që raporton “The Guardian” ai u ka thënë këshilltarëve të tij se nuk dëshiron që të luajë ndonjë rol të drejtpërdrejtë për momentin. Sipas Trump, duke marrë parasysh situatën e orëve të fundit, ndoshta do të ishte më mirë që, për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë të zhvillohet fillimisht një takim dypalësh midis Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelenskyy.