Pesë orë bisedime në Kremlin nuk mjaftuan për ta bindur Vladimir Putinin për planin 28 pikësh të paqes me Ukrainën, për miratimin e të cilit SHBA-ja është angazhuar maksimalisht. Presidenti rus u takua me të dërguarin e posacëm të Shteteve të Bashkuara, Steve Witkoff, i cili tanimë do të kthehet në Washington për ta informuar nga afër presidentin Donald Trump lidhur me rezultatet e bisedimeve.