Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë takimit të përbashkët me Ramën, ka bërë thirrje edhe për deeskalimin e situatës në Veri, mes Kosovës dhe Serbisë. Duke folur nga eksperienca, kreu i qeverisë maqedonase tha se “politikanët në çdo vend kanë detyrim të sillen si burrshtetas dhe të shkojnë afër zgjidhjes së çështjeve të hapura, sado e vështirë të duket kjo”.