Kancelari austriak Karl Nehammer e përshkroi takimin me presidentin Vladimir Putin në moskë si jo miqësor, të vështirë por njëkohësisht shumë direkt dhe të hapur. Takimi i cili zgjati 90 minuta , është i pari për Putin me një lider evropian që kur nisi pushtimin e Ukrainës në 24 shkurt. Në një deklaratë pas takimit, Nehammer tha se ishte e rëndësishme që dikush ti conte mesazhin presidentit rus se lufta duhet të mbarojë, pasi nuk do të ketë fitues, por humbje të mëdha nga të dyja palët. Pamjet: AFP