Takimi i kryeministrit Rama me drejtuesit e 12 qarqeve dhe kryetarët e komisioneve ka nisur me diskutime. Si fillim është folur mbi dokumentin ‘Besa’, nga ku të pranishmit në mbledhjen që po mbahet në Pogradec kanë dhënë sugjerimet e tyre. Më pas, burime për gazetarin e Top Channel, Muhamed Veliu, që po e ndjek nga afër këtë takim, citojnë që Rama të ketë folur për rolin që duhet të marrë gjithsecili ministër, drejtues, deputet dhe drejtor në rang rajonal.