Nga Michigani, ndalesa e parë e vizitës në Shtetet e Bashkuara, Edi Rama komentoi pwr herw tw parw vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë për katër ish-drejtuesit e UÇK-së, të dënuar në total me 81 vite burg. Motra dhe vëllezër, dua t'ju them që si rrallëherë jam përpëlitur sa këtë herë, duke rreshtuar fjalët e një fjalimi, sepse as kisha si e shmangia atë që ndodhi në Hagë përpara disa ditësh, po edhe nuk gjeja rrugën se si t'i qasesha atij gurit të madh, të rëndë përballë të cilit për hir të vërtetës, fjalët duken të kota njësoj si në një mort. Një mort për së gjalli në këtë rast, një varrosje njerëzish të gjallë dhe një pafuqi kombëtare përballë një marreje ndërkombëtare. Po problemi është si ta refuzosh varrosjen për së gjalli të katër njerëzve në emër të popullit, kur vetë populli nuk e gjen asgjëkund veten në atë vendim të dhënë, jo thjesht në gjuhë të huaj, po edhe në një tëhuajsim të vetë drejtësisë.