Rusia sheh komplote nga ana e bllokut europian në lidhje me takimin Trump-Putin. “Vendet e BE-së dhe NATO-s po punojnë për të penguar gjithçka. Nuk ka çështje tjetër që i intereson, përveçse si ta dëmtojnë Rusinë, të minojnë pozicionet tona dhe ta bëjnë më të vështirë për ne zgjidhjen e problemeve me të cilat përballemi. Ky është objektivi i vetëm i të gjithë politikës së BE-së. Ata janë forca më shkatërruese në skenën ndërkombëtare. Prandaj, nuk është për t'u habitur që angazhohen në të gjitha llojet e sabotimeve.