Për më shumë se dy orë, diskutuan të mërkurën krerët e Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës në përpjekje për të arritur dakordim për president. Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti tha se për herë të parë në negociata u përmendën emra të përveçëm për të parin e shtetit. Kurti nuk ka treguar emrat e personave që janë përmendur në takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhikun. Nuk janë emra të cilët ne i kemi pyetur paraprakisht se a do të pranonin apo do të dëshironin të jenë president apo presidente të Republikës, sepse paraprakisht duhet të dakordohemi ne mes vete. Andaj në këtë fazë nuk mund të flasim për emrat e përveçëm Kryeministri në detyrë shtoi se të gjithë emrat e propozuar përmbushin kriteret për të cilat ishin dakorduar në takimin paraprak me Abdixhikun.