Top Channel/ Takimi kokë më kokë Zelensky-Trudeau, forcohet më tej mbështetja ushtarake
22/09/2023 23:36

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky zhvilloi një vizitë në Kanada, ku u takua kokë më kokë me Justin Trudeau dhe arriti të sigurojë sërish mbështetje. Kryeministri kanadez premtoi ndihmë shtesë për vendin e shkatërruar nga lufta, ndërsa Zelensky përfundoi pjesën e tretë të turneut që synon të forcojë mbështetjen ndërkombëtare. Trudeau premtoi se do të vazhdojë të qëndrojë pa lëkundje me vendin pro-perëndimor, teksa zbuloi më pas ndihmën prej 650 milionë dollarësh për tre vite. Premtimi përfshin 50 automjete të blinduara dhe trajnime për pilotët luftarakë F-16, i cili vjen në krye të ndihmës prej 8.9 miliardë dollarësh që Otawa ka kontribuar tashmë. Kanadaja është shtëpia e diasporës së dytë më të madhe ukrainase në botë dhe Zelensky, në një fjalim në parlament, shprehu falënderime për mbështetjen e dhënë Kievit që kur trupat ruse nisën pushtimin në shkurt të vitit 2022. Volodymyr Zelensky e përfundoi fjalën e tij me një fjalë indigjene të mësuar nga guvernatori i përgjithshëm i Kanadasë, Mary Simon, që përkthehet: "Mos u dorëzo, qëndro i fortë kundër të gjitha situatave". Të dy liderët e vendeve udhëtuan më pas drejt Torontos, për takime të rëndësishme ekonomike me drejtues biznesesh dhe anëtarë të komunitetit ukrainas-kanadez. Pamjet: AFP

Top Channel/ SHBA, në shënjestër gjigantët AI/ Demokratët përgatisin ligje të forta
07/11 14:45
Top News – Irani përgatitet për apokalipsin. Gati për sulme bërthamore, shpërndan jod për qytetarët
07/11 14:40
Top News – Presidentja e parë grua. Konservatorët e Merz në prag emërimit të Ilse Aigner
07/11 14:10
Top Channel/ Hakerat pro-rusë sulmojnë Italinë/ Në shënjestër Ministria e Jashtme
07/11 14:00
Top Channel/ Trump: “Kievi e Moska gati për marrëveshje”, Zelensky: Takohem, por jo në Rusi!
07/11 13:55
Top Channel/ Nga “bombat” në avionë te frigoriferët: “Luftë kibernetike, ky është vetëm fillimi”!
07/11 12:08
Top Channel/Falimentoi banka, njerëzit nuk morën paratë e tyre: Arrestohet presidentit i Paraguajit!
07/11 12:07
Top Channel/ Pas humbjes, Trump ndërron shefin e kabinetit: Ikën Wiles, vjen “ekstremisti” Miller!
07/11 12:06
Top Channel/ Sot protesta në të gjithë vendin, Franca angazhon 70 mijë policë: Do mbrojmë rendin!
07/11 12:05
Top Channel/ Hetimi i CNN: 60 vjet heshtje për armët bërthamore të Izraelit, për SHBA realitet i ri!
07/11 12:04
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33