Top Channel/ Takimi i Ramës me ministrat/ Zbulohet çfarë u diskutua për 6 orë
07/03/2025 22:21

Në Pallatin e Brigadave u zhvillua një takim maratonë mes Kryeministrit Edi Rama dhe ministrave të qeverisë. Burime nga kjo mbledhje zbuluan për Top Channel, se çdo ministër ka paraqitur raportin e punës deri më tani dhe ka përcaktuar objektivat për periudhën deri në përfundimin e mandatit të tretë qeverisës. Takimi ka zgjatur rreth 6 orë dhe ka përfshirë diskutime të thelluara për përgatitjen e programit elektoral të Partisë Socialiste në çdo sektor, si dhe për qasjen që do të ketë partia në takimet publike me qytetarët. Pjesë e rëndësishme e diskutimeve ka qenë gjithashtu përcaktimi i strategjisë për të përballuar sfidat e zgjedhjeve të 11 majit. Për ditën e dytë, të shtunën, takimi pritet të jetë më interesant, pasi diskutimet do të fokusohet në kristalizimin e skuadrës me kandidatët për deputetë, të cilët do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në zgjedhjet parlamentare. Lista e kandidatëve për 12 qarqet e Shqipërisë duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda datës 12 Mars. Një tjetër çështje e rëndësishme do të jetë gjithashtu vota e diasporës, dhe pritet të jetë një sfidë e madhe për PS-në në këtë proces zgjedhor.

Top Channel/ Dy kandidatë jozyrtarë për Tiranën, Alimehmeti konfirmon garën për bashkinë
02/09 19:38
Top News – ‘Besa’ politike e Ramës/ Tabaku: Shqiptarët nuk duan premtime, por ndryshim
01/09 18:03
Top News – Berisha mbledh shqiptarët në SHBA/ Kreu i PD organizon takim në New Jersey më 6 shtator
01/09 18:02
Top Channel/ Berisha “në radhë” për vizën e SHBA. Do udhëtojë drejt Teksasit
31/08 15:12
Top Channel/ Kamera inteligjente në shkollat e Tiranës, sistemi sinjalizon rrezikun te policia
31/08 15:11
Top Channel/ Dokumentet për vizën amerikane në ambasadë, Berisha: Asnjë njoftim për pasaportën
31/08 12:47
Top Channel/ “Jemi në një krizë të thellë ekonomike”, Berisha: Qeveria, 0 veprime
31/08 12:28
Top Channel/ Planet nga takimi i Ramës me deputetët dhe të deleguarit e qarkut të Tiranës
29/08 18:45
Top News – ‘Kryebashkiak në qeli, absurd ligjor’. ‘Veliaj’, Rama: Po shkelen të drejtat e qytetarëve
29/08 18:45
Top News – Veliaj i heq Ristanit: Refuzoi urdhrat e kryetarit, shpërfilli Kushtetuesen
28/08 20:54
Top News – PD denoncon Allajbeun/ Përlau 150 milionë euro me koncesionin e dializës
28/08 17:12
Top Channel/ Berisha “sfidon” Ramën, prezanton platformën e re digjitale të komunikimit
27/08 22:49
Top News – Ftesë amerikane për Berishën. Kreu i PD merr letrën për forumin e IDU në Dallas
27/08 20:45
Top News-Bardhi akuza mazhorancës socialiste: Refuzimi i Kushtetueses, pasoja për shtetin demokratik
26/08 21:40
Top News – ‘Territorialja pa konsultim’. PD kërkon vlerësim të reformës nga Këshilli i Europës
25/08 20:53
Top News – Prioritetet e qeverisë, ministrat i prezantuan Ramës ecurinë e punëve
25/08 20:10
Top Channel/ Takimin me Ramën në vilën qeveritare në Pogradec, të moshuarit: Jemi shumë të lumtur
24/08 22:23
Top Channel/ Rama: Protesta na bëri të reflektojmë, PS do ketë qasje të re
24/08 21:50
Top News – Rama premton shtet social, Kryeministri: Protesta, një dhuratë që na kishte munguar
24/08 21:22
Top Channel/ “S’kemi një opozitë që të na sfidojë”, Rama: Ja si do të funksionojë Pasqyra “Albania”
24/08 19:41