Top Channel/ Takimi i Donald Trump dhe Benjamin Netanyahu, çfarë synojnë ata! Marrëdhënia…
26/07/2024 22:26

Kandidati republikan për president Donald Trump pritet të takohet sot me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për herë të parë në gati katër vjet. Takimi do të zhvillohet në rezidencën e tij në Mar-a-Lago të Floridës. Trump duket se do të synojë të riparojë marrëdhëniet që u dëmtuan në fund të presidencës së tij dhe të portretizojë vetën si një aleat dhe burrë shteti. Për Trump, tashmë kandidati republikan për president, takimi mund të ndihmojë në forcimin e përpjekjeve të republikanëve për t’u shfaqur si partia më besnike ndaj Izraelit. Për kryeministrin izraelit Netanyahu, riparimi i marrëdhënieve me Trump është me rëndësi të jashtëzakonshme duke mbajtur parasysh mundësinë që ai të jetë sërish president i Shteteve të Bashkuara, vendi kryesor në mbrojtje të Izraelit si dhe furnizuesi kryesor me armë. Si President, Trump shkoi përtej paraardhësve të tij në përmbushjen e dëshirave kryesore të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu nga ana e Shteteve të Bashkuara. Por, me largimin nga Shtëpia e Bardhë, marrëdhëniet mes tyre u thyen, në fillim të vitit 2021, pasi Netanyahu uroi me shpejtësi Joe Biden për fitoren e zgjedhjeve të vitit 2020. Takimi i sotëm do të jetë një prove nëse marrëdhënia mund të përmirësohet. Të dy kanë interes të kalojnë dallimet mes tyre. Për të dy, takimi do të vërë në dukje për qytetarët e vendeve respektive portretizimin që ata synojnë t’i bëjnë figurës së tyre si udhëheqës të fortë që kanë arritur të realizojnë akte me rëndësi në skenën botërore dhe se mund ta bëjnë përsëri një gjë të tillë. HB/ GPB/ AFP

Top Channel/ Jo vetëm luftë! Prag katastrofe në Gaza nga përmbytjet
11/11 23:31
Top Channel/ Vdes ambasadori rus në SHBA, mister shkaqet
11/11 23:26
Top News- Franca paralajmëron Gjermaninë për raketat me rreze të gjatë veprimi: Si do të përdoren?
11/11 22:50
Top News- Alarmohet Skocia e Irlanda e Veriut/ Më shumë se 700 kërcënime për bomba në shkolla
11/11 22:30
Top News- Organizatat shqiptare në listën e terrorizmit të Egjiptit, pjesë edhe shoqata evropiane
11/11 22:15
Top News- 4 milionë veta për krizën e strehimit, mbahet protesta më e madhe në 14 vitet e fundit
11/11 22:00
Top Channel/ Mister në vilën e këngëtarit grek, nga banesa e Giorgos Mazonakis humbin sende…
11/11 21:46
Top Channel/ Franca ngre alarmin: Raketat gjermane mund të shkaktojnë luftë bërthamore me Rusinë!
11/11 21:45
Top News- Vdekje e mistershme e ambasadorit rus në SHBA, Moska në lëvizje
11/11 21:17
Top News- Kërcënohen 6 mijë institucione arsimore. Italia në panik, 300 shkolla boshatisen nga frika
11/11 19:42
Top News – Nafta bie në bursa. Zbutja e tensioneve me Iranin, një fuçi pranë 90 dollarëve
11/11 16:27
Top News – Rusia, ‘pakt mos-agresioni’ me NATO-n/ Pjesë e ‘arkitekturës së re të sigurisë’ në Evropë
11/11 16:25
Top Channel/ Përfundojnë bisedimet për Ukrainën, mediat e huaja: Rezultati ende i paqartë!
11/11 15:55
Top News – Shkëmbimi më i madh i të burgosurve/ Pajtohen Rusia e Ukraina, dhëndri i Trump jep lajmin
11/11 15:17
Top News – Venecia pushtohet nga minjtë / Barrierat kundër përmbytjeve ‘ndihmojnë’ brejtësit
11/11 15:01
Top News – El Nino, vdekshmëri në shkallë pandemie/ 500 mijë viktima në 2027, oqeanet e botës vlojnë
11/11 14:59
Top News – Terror në Itali, evakuohen 300 shkolla / Kërcënime për bomba edhe në Britani e Irlandë
11/11 14:42
Top News – Greva e parë pas 14 vitesh / Paralizohet Spanja, incidente në Madrid e Barcelonë
11/11 13:56
Top News – Putin jeton në një realitet tjetër! Zelenski: Dita e parë e bisedimeve ishte konstruktive
11/11 13:51
Top Channel/ Alarm për bomba në Itali, evakuohen qindra shkolla: “Hakerët duan probleme”!
11/11 13:50