Takimi I kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, e prodhoi një rezultat të prekshëm: Besnik Bislimi dhe Petar Petkovic gjetën gjuhën e përbashkët mbi tekstin e deklaratës për personat e pagjetur, me të cilin u pajtuan të dy. Kjo deklaratë pritet të miratohet përfundimisht në takimin e radhës së nivelit të lartë ndërmjet kryeministrit Albin Kurtid dhe presidentit serb Aleksandar Vucic.