Me ftesë të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell drejtuesit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel me 27 shkurt. Por fillimisht takime të ndara me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbajë i dërguari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak. Takimi do ketë temë diskutimi propozimin e Bashkimit Evropian e që në Kosovë nga kjo pritet të ketë vetëm dakordime për hapat tutje.