Top Channel/ Takimi historik me Trumpin,Siria i bashkohet koalicionit të SHBA për të luftuar ISIS-in
11/11/2025 16:23

Siria do t’i bashkohet koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar grupin ISIS, njoftoi administrata amerikane pas një takimi historik midis Presidentit Donald Trump dhe udhëheqësit sirian Ahmad al-Sharaa në Shtëpinë e Bardhë, vizita e parë ndonjëherë e një presidenti sirian në SHBA. Një zyrtar i lartë i administratës Trump tha se ky vendim shënon një kthesë të madhe në politikën e jashtme të SHBA-së në Lindjen e Mesme, pasi përfshin Sirinë si vendin e 90-të në koalicionin global kundër Shtetit Islamik. Pas takimit, Uashingtoni njoftoi masa për lehtësimin e kufizimeve ekonomike ndaj Sirisë, përfshirë pezullimin 180-ditor të Aktit të Cezarit, i cili që nga viti 2019 kishte sanksionuar ish-qeverinë siriane. Po ashtu, Departamenti i Thesarit, i Shtetit dhe i Tregtisë pritet të ofrojnë udhëzime të reja për investitorët që synojnë tregun sirian. Trump deklaroi se dëshiron “ta shohë Sirinë të bëhet një vend shumë i suksesshëm” dhe shtoi se “ky udhëheqës mund ta bëjë këtë”. Takimi shënon rinisjen e marrëdhënieve diplomatike mes SHBA-së dhe Sirisë, të pezulluara që prej vitit 2012. Si pjesë e marrëveshjes, Sirisë do t’i lejohet të rihapë ambasadën e saj në Uashington. Ky ishte takimi i tretë midis dy liderëve, pas takimeve në maj gjatë Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit dhe në shtator gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, por i pari në tokë amerikane.

Top Channel/ Merz “bën aleancë” me Kinën: Potencial i madh për rritjen e të dy ekonomive!
25/02 15:09
Top News – Lufta hyri në vitin e pestë / Ukraina dhe SHBA diskutojnë rindërtimin e vendit
25/02 15:03
Top News – Luftë Iran-SHBA, Turqia merr masa / Konflikt pranë kufirit, Erdogan nuk do destabilizim
25/02 15:01
Top News- Nga Versaja në Luvër, drejtor i ri / Do ndryshojë gjendjen e muzeut më të vizituar në botë
25/02 14:53
Top News – Fabrika në flakë, tym i zi në qiell / Ukraina godet brenda Rusisë, shtatë viktima
25/02 14:52
Top News – Ganezët, viktima të Rusisë…Vendi i kërkon Kievit të lirojë dy robër lufte
25/02 14:41
Top News – Rrëzohet avioni luftarak turk / F-16 shpërthen në flakë, humb jetën piloti
25/02 14:41
Top News – Gjenerali i lartë zemëron Trumpin / Paralajmëroi kundër një sulmi amerikan mbi Iranin
25/02 12:42
Top Channel/ Infantino jep siguri për Meksikën/ Bolivia dhe Portugalia kërkojnë siguri nga FIFA
25/02 12:35
Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
Top News – Gjermania dëbon shqiptarët. Më të refuzuarit për leje qëndrimi pas gjeorgjianëve
25/02 11:26
DIGITALB DIGITALB