Vetëm disa orë ka zgjatur vizita zyrtare e kryeministrit grek në kryeqytetin e Turqisë dhe bisedimet me presidentin turk ,në një përpjekje të emërtuar prej të dy palëve me metaforon {ujërat e qeta}. Kyriakos Mitsotakis është pritur në aeroport nga ministri i Jashtëm i Turqisë, dhe më pas nga Recep Tayyip Erdogan në Pallatin Presidencial në Ankara,në takimin e 4 të tyre brenda 12 muajve, që thuhet se ishte më i ngrohti . Ndërsa dy fqinjët po ndjekin një program normalizimi marrëdhëniesh për të lënë pas mosmarrëveshjet e vjetra prej dekadash, takimi i shumëpritur mes dy liderëve të vendeve aleate në NATO, por rivalë historikë,i kishte të gjitha dhe ata kanë shprehur ato që i bashkojnë ,por edhe ato që i ndajnë, sidomos për luftën në Gaza.