"Takimet muzikore të dy botëve" është rikthyer në edicionin e tij të 15-të në kalanë e Gjirokastrës. Eventi përfaqëson një lëvizje kulturore të hershme për vitalizimin e monumenteve duke i kthyer ato në stacione për muzikën dhe artin. Këtë herë performanca e violinçelistit Pjetër Guralumi me gjashtë suitat e Bahut solli momente të rralla nën harqet e kështjellës.