Kryeministri Edi Rama në podcastin “Flasim” ka folur për zgjedhjet e ardhshme vendore, ku tregoi se do të nisin një sërë takimesh në qarqe. “Ne e nisim me kohë atë që do të jetë fitorja e ardhshme shembullore e Partisë Socialiste”, u shpreh kryesocialisti, teksa shtoi se do të flasin për një sërë problematikash.