Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un dhe presidenti rus Vladimir Putin u takuan për një samit të rrallë këtë mërkurë, në të cilin diskutuan çështjet ushtarake, luftën në Ukrainë dhe ndihmën e mundshme ruse për programin satelitor të shtetit sekret komunist. Synimi i liderit rus vijon të mbetet i qartë, teksa shpreson që të krijojë marrëveshje për furnizimin me armë dhe bashkëpunimeve ushtarake, të cilat shihen si shpresa për t’i bërë ballë mbrojtjes ukrainase. Pamjet: AFP