Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, priti në një vizitë shtetërore historike Presidentin e Kinës, Xi Jinping, me të cilin diskutoi për çështje me rëndësi globale, por edhe për marrëdhëniet mes dy vendeve. Pas ceremonisë madhështore në Shtëpinë e Bardhë, me himnet kombëtare të të dyja vendeve, Presidenti Trump dha një mesazh miqësor për homologun kinez, duke thënë se marrëdhënia mes tyre është forcuar pavarësisht çështjeve të vështira që dy vendet kanë për të diskutuar. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se të dy udhëheqësit do të përqendrohen në sigurinë, tregtinë, teknologjinë dhe inteligjencën artificiale.