60 vite pas firmosje së marrëveshjes së Elizesë, që i dha fund armiqësisë shekullore të Francës dhe Gjermanisë dhe shtroi rrugën e bashkëpunimit, krerët e dy shteteve kryesore evropiane u mblodhën në Paris për të përkujtuar ditën historike. Bashkë me krerët e shteteve të pranishëm ishin edhe ligjvënësit e dy parlamenteve, ndërsa nuk munguan as vizitat bilaterale të ministrave. Emmanuel Macron dhe Olaf Shcolz në fjalimet e tyre vunë theksin te lufta në Ukrainë dhe e ardhmja e Europës.