Top Channel/ Tajvani zgjedh “luftën”/ Zgjedhjet i fiton politikani që kritikohet më shumë nga Kina
13/01/2024 19:34

Votuesit në Tajvan zgjodhën si president të tyre Lai Ching, duke I dhënë kështu një tjetër mandat të tretë Partisë Progresive Demokratike. Një zgjedhje kjo që I mundëson Tajvanit të largohet akoma dhe më shumë nga Kina, që e cilëson politikanin Ching si ngatërrestar dhe që kishte lobuar kundër tij. "Ne e kemi bërë atë. Ne nuk i lamë forcat e jashtme të ndikojnë në zgjedhjen tonë. Kjo sepse vendosëm që vetëm ne mund të zgjedhim presidentin tonë," tha presidenti I ri Lai Ching pas shpalljes së rezultateve ku u shpall fitues me rreth 405 të votave. Zgjedhjet e të shtunës ishin përshkruar si një provë që do të përcaktonte fatin e Tajvanit mes luftës dhe paqes. Lai prej vitit 2020 ka ushtruar funksionin e zëvendëspresidentit. Qasja e tij ideologjike ka qenë kundër Kinës dhe gjithmonë ka kërkuar pavarësinë e Tajvanit. Sipas BBC, gjatë fushatës elektorale, Pekini zyrtar hodhi akuza të shpeshta në drejtim të Presidentit të ri tajvanez me argumentin se është një separatist I rrezikshëm. Në këtë fushatë elektorale Lai Ching u përball me dy kundërshtarë– Hou Yu-in nga partia më e madhe opozitare e Tajvanit, dhe ish-kryetarin e Tajpeit, Ko Wen-je nga Partia e Popullit të Tajvanit. Këto zgjedhje e ndezën edhe më shumë konkurrencën globale SHBa-Kinë: kjo pasi Washingtoni e mbron ishullin prej kohësh me armë e luftanije dhe i ka ndaluar Pekinit imponimin e ndikimit të tij deri edhe ne ngushticën e Tajvanit, e për rrjedhojë, në mbarë Indo-Paqësorin, e kjo është një dhimbje koke e madhe për Pekinin duke qenë se ngushtica në fjalë përfaqëson një nyjë të rëndësishme për tregtinë kineze.

Top Channel/ Franca ashpërson ligjin e protestave. Senati miraton gjoba 10 mijë euro për dëmet
28/10 15:29
Top Channel/ Presidenti amerikan njofton takim të shpejtë Putin-Zelensky, negociata në nëntor
28/10 15:27
Top Channel/ Spanjë, 64 viktima nga përplasja e dy trenave në jug të Madridit. 544 pasagjerë në bord
28/10 15:26
Top News – 30 orë pa bomba e shpërthime…‘Mban’ armëpushimi në qytetin e pushtuar nga Rusia
28/10 15:02
Top News – Restorantet: Jo telefona në tavolinë / Sardenja bëhet shembull: Inkurajojmë ndërveprimin
28/10 15:00
Top News – Pasagjerët të mbuluar me gjak…64 viktima, përplasen trenat e shpejtësisë së lartë
28/10 14:58
Top News – Deti i Zi më i rrezikshmi në botë / Goditet anija greke e mallrave pranë Bullgarisë
28/10 14:52
Top News – I thamë Putinit çfarë nuk i thotë Trumpi! Kryeministri mbron telefonatën 90-minutëshe
28/10 14:20
Top News -‘Arratiset’ nga Brazili, ‘azil’ në SHBA / Avioni i Bolsonaros në Miami, Trump dha ‘ok’-in
28/10 14:07
Top News – Jetonin në anijen turistike…‘Banorët’ zbriten në tokë, u rrit kostoja e karburantit
28/10 13:49
Top News – Zelenski në një tavolinë me Putinin / Trump: Një takim do mbahet shumë shpejt
28/10 13:48
Top News – Lufta në Iran 50 miliardë dollarë / SHBA, kostoja vetëm rritet, Pentagoni: No comment
28/10 13:40
Top Channel/ Tragjedi hekurudhore në Spanjë, përplasen dy trena, dyshohet për dhjetëra viktima
28/10 12:53
Top Channel/ Bolsonaro arratiset në SHBA, Humbi zgjedhjet në Brazil dhe sfidoi urdhrin e Gjykatës
28/10 12:53
Top Channel/ Sulm në ambasadën e Izraelit, policia vret sulmuesin e mitur në Beograd
28/10 12:53
Top Channel/ Netanyahu kryeson në Izrael por pa shumicë, partitë arabe kanë çelësin për qeveri
28/10 12:52
Top News – ‘Komploti’ për të shkarkuar Sekretarin e Shtetit. Emiratet paguan 50 mln dollarë Kushner
28/10 12:06
Top News – Rebelohet Gjenerata Z në Halloween / Gjermania në alarm, frikë për skena si në Francë
28/10 11:52
Top News – Zgjedhje pa fitues të qartë në Izrael / Netanyahu dhe Eisenkot, pretendime për udhëheqje
28/10 11:47
Top News – Humbi zgjedhjet dhe rrezikon burgun / Trump i jep ‘azil’ Bolsonaros, DASH miraton vizat
28/10 11:45