Nën frikën e një sulmi të mundshëm nga Kina, ushtria e Tajvanit nisi një stërvitje dy ditore. Manovrat mbrojtëse po kryhen në tokë, det e ajër. “Çdo veprim joracional i njëanshëm shumë lehtë do të mund të përshkallëzonte tensionet dhe të sabotonte stabilitetin në rajonin e Ngushticës së Tajvanit”, deklaroi për gazetarët në bazën detare Tsuoying në jug të Tajvanit, Sun Li-fang, zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.