“Zona e Ballkanit është prioritet për ne. Prania e Italisë dhe Gjermanisë në Ballkan duhet të bëhet pjesë qendore ë aksionit tonë drejt lindjes: zëvendeskryeministri dhe ministri i jashtëm Italian, Antonio Tajani u tregua i drejtpërdrejtë në deklaratat e tij gjatë një takimi ndërqeveritar në Berlin, ku tërhoqi vëmendjen tek rajoni i konsideruar si “oborri i pasmë i Europës”, e që duket se po kthehet në një fushëbeteje për influencë.