Top Channel/ Tafani rrëfen si vrau kushëririn: I gjuajta dy plumba në gjoks, katër në kurriz
04/06/2025 22:11

Gjatë dëshmisë së tij prej 11 orësh, i penduari i drejtësisë, Arben Tafani rrëfeu edhe episodin e vrasjes së kushëririt të tij, avokatit Adriatik Guri. Sipas të akuzuarit, avokatin donte ta vriste Laert Haxhiu, pasi sipas tij, ai ndihmonte armikun. “Mora shpi me qira në Lushnjë, do vrisnim avokatin Adriatik Guri, e ruaja unë avokatin, ndërkohë unë e kam kushëri, donte ta vriste Laerti se sipas tij ky ndihmonte hasmin e Laertit, këta njëkohësisht kishin kamerat e policisë, kishin kodin, këta më ruanin edhe mua, Lulzim Arapi erdhi tek shtëpia solli një pistoletë tip CZ me dy siliencatorë, vazhdonim ruanim avokatin, unë rrija aty te lokali ku vinte dhe avokati dhe un i thashë se bëj dot se e kam kushëri, e lamë do e bënte Lulzimi, një natë na iku ai, unë u përfshiva nga frika, jo për lek, tha ai do bëhet (Laerti). Më herët isha dhe me Lulzimin dhe Laertin njëherë në fshatin Gjocaj për të parë vendin, prapë me makinë me qira, i merrja me një patentë false. Kishim një garazh në Astir te Erisiano Abedinit që mbanim një Audi për punë, vrasje dmth, e morëm atë morëm dhe një Benz me targa greke dhe ikëm me dy makina. Benzin e parkuam në Rrogozhinë, Audin do e digjnim pas vrasjes, shkuam me Lulzimin me armë me vete, një TT ja blemë Bledar Berberit 1 milionë lekë, shkuam tek lokali ku ishte ky, ishte herët ora 4:30 e mëngjesit, erdhi viktima nga ora 8, e kishim lënë si do vepronim, i gjuajta 2 plumba ne gjoks 4 në kurriz. Audi jonë nuk ndezi dhe u detyruam e dogjëm në vend, nga vendngjarja u larguam me makinën e viktimës me të cilën shkuam deri në Rrogozhinë ku e braktisëm dhe morëm makinën tonë tjetër.”, tregoi Tafani. Pas përfundimit të seancës së parë, seanca e radhës së dëshmisë së Tafanit do të mbahet më 11 qershor.

Top News – ‘Hileja’ e Qeverisë me akcizën. Ulja e taksës te nafta, kompensohet nga rritja e TVSh
07/04 10:28
Top News- Makina fluturon në ajër 24-vjeçarin/ Aksidenti fatal në Vlorë, ndërron jetë në vend i riu
07/04 10:20
Top Channel/ Berisha: Ulja e Akcizës pa vlerë, qeveria gënjen për integrimin
06/04 22:20
Top News – ‘Çmenden çmimet e fruta-perimeve’. Braçe mbikëqyr tregun në Tiranë: Nuk ka lidhje nafta
06/04 21:00
Top Channel/ Berisha për procesin e integrimit: 15 vende do të bllokojnë Shqipërinë
06/04 20:38
Top Channel/ Berisha para kryeministrisë: Studentë ju paguani tarifën më të lartë në Europë pas…
06/04 20:24
Top Channel/ Shpërthim në oborrin e administratorit të njësisë Qesarat, Kapa: Nuk kam konflikte
06/04 19:59
Top Channel/ “17 prilli”, Berisha: Të kthemë Shqipërinë drejtë integrimit, fitore dhe vetëm…
06/04 19:55
Top Channel/ “Rritja e Naftës”, kryedemokrati: Nafta ka arritur çmimet më të larta në botë
06/04 19:54
Top Channel/ ”Rroftë doktori”, Berisha: Qytetaret kane nevoje për zërin e së vartëses, se ne…
06/04 19:53
Top Channel/ “Familjet me ndihma ekonomike”, qytetarja: Kjo është beteja për jetën e…
06/04 19:52
Top Channel/ Foltorja e Partisë Demokratike, Balliu: Të qëndrojmë këtu deri sa të fitojmë
06/04 19:52
Top News – Braçe mbikëqyr tregun e fruta-perimeve: Çmimet në Tiranë, çmenduri!
06/04 19:49
Top Channel/ Protesta për gjuhën në Shkup, studentët shqiptarë kërkojnë provime në shqip dhe…
06/04 19:48
Top Channel/ Tenderat, 148 të akuzuar në 2 vite, SPAK skanon dhjetëra institucione dhe projekte
06/04 19:46
Top Channel/ Pamjet nga kamerat e sigurisë, i riu “tapë” hyn në qendrën tregtare në Vlorë e…
06/04 18:46
Top News- Rreth 2 orë, studentët protestë në Shkup, kërkojnë që provimet t’i japin në gjuhën shqipe
06/04 16:44
Top News- ‘Gjuha shqipe e drejta jonë’/ Studentët protestë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen
06/04 15:48
Top News-Të shtënat pranë Shtëpisë së Bardhë/ Shërbimi sekret merr në dorë hetimet, kërkon autorët
06/04 15:34
Top Channel/ Lamtumirë Ilirjan Shkurti. Artistë dhe qytetarë homazhe aktorit pogradecar
06/04 15:32