Suedia po përballet edhe ajo me një rritje të ekstremit të djathtë: Vendi skandinav voton të dielën në zgjedhjet e përgjithshme, ku gara është tmerrësisht e ngushtë e sipas analistëve, për të parën herë e djathta ekstreme mund të hyjë në qeveri, nëse partitë e krahut të djathtë arrijnë të sigurijnë shumicën. Një sondazh i Dagens Nyheter/Ipsos tregon se ka vetëm vetëm 0.3 pikë diferencë mes aleancës së qendrës së majtë, që pretendohet të marrë 175 mandate dhe bllokut te djathte që mund të sigurojë 174 vende në parlament.