Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar pamjet nga dhomat e zhveshjes së Kombëtares pas ndeshjes me Letoninë. Aty shfaqet trajneri Sylvinho, i cili i jep një mesazh të fortë skuadrës, duke i kërkuar në radhë të parë falje lojtarëve të cilët nuk u aktivizuan dhe më pas duke i përgëzuar për mbështetjen që stoli i dha ekipit në fushë.