Top Channel/ Sylvinho: Do tentojmë surprizën me Anglinë! Kam ende dilema për formacionin
20/03/2025 19:56

Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin e saj në kualifikueset e Botërorit 2026 me një përballje shumë të vështirë sic është ajo me Anglinë në Wembley. Trajneri Sylvinho në konferencën përpara kësaj ndeshjeje pasi pohoi se ka disa probleme në repartin e mbrojtjes theksoi se skuadrën e tij e pret një ndeshje e vështirë Do të jetë sfidë e vështirë, por dhe e këndshme. Është e vërtetë që nuk kemi shumë kohë për t’u përgatitur. E kemi diskutuar dhe mes trajnerësh në FIFA, sa e vështirë është. Mos harrojmë që kemi ndeshje dhe ndaj Andorrës. Do jetë e vështirë sepse nuk ka mjaftueshëm kohë. Kemi përdorur video, diskutime me lojtarët, ato vijnë të lodhur duke qenë se kanë sezone të gjata. Nesër do vendosim për titullarët. Përsa i përket mënyrës së lojës që do të aplikojë, Sylvinho preferoi të mos ndalet shumë në këtë pikë, duke theksuar se do të tentohet dicka e vecantë Tuhel është një trajner i mirë, i ri dhe fitues me shumë energji. Nuk ka rëndësi si do luajmë. Ata janë ekip i fortë, me shumë cilësi fizike dhe teknike. Luajnë mirë 1 kundër 1. Do tentojmë për diçka të veçantë. Kemi punuar në aspektin difensiv dhe ofensiv. Ndeshja e parë është sfiduese dhe e vështirë. Në ndeshjen me Anglinë do të rikthehet në fushë edhe kapiteni Berat Gjimshiti i cili tha se në skuadër atmosfera është shumë e mirë dhe se ndaj Anglisë skuadra do të japë gjithcka në fushë Besoj që një atmosferë shumë të mirë, frymë e re, se ka disa lojtarë që janë talente dhe e përmirësojnë ekipin, kanë dhënë gjithçka në stërvitje për të arritur diçka që se kanë bërë kurrë. Unë të them të drejtën, ëndrrat thonë që nuk janë të mundura, por disa dhe realizohen. Nuk jam nga ai tipi që fshihet që të thotë që jemi kombëtare më e vogël se Anglia, dhe do provojmë mundësitë dhe pse jo të japësh gjithçka në fushë dhe pse jo ta arrijmë atë. Forca e tyre dihet, nuk do të flasim për lojtarë individualisht i shikojmë çdo fundjavë në tv, jemi përgatitur mirë, trajneri na ka mësuar të japim gjithçka në fushë. Ndeshja mes Anglisë dhe Shqipërisë do të luhet të mbrëmbjen e së premtes në Wembley, ndërkohë që në 24 mars, kuqezinjtë do të presin Andorrën në Arenën kombëtare, dy ndeshje këto që do të keni mundësinë t’I ndiqni drejtpërdrejtë në platformën Digitalb.

Top Channel/ “Shkodra Open 2026”/ Turneu ndërkombëtar i Tenisit mbledh 130 tenistë nga 30 shtete
23/04 15:33
Top News- Evropiani i Mundjes në Tiranë. Kayaalp vendos rekord, fitoi medaljen e 13 të artë
22/04 11:45
Top News- Kampionati Evropian i Mundjes. Mbyllet përfundimisht aventura për Marjan Kolën
21/04 13:42
Top Channel/ “Muriqi, jetimi që frymëzon një komb”! Flet Magani që e trajnoi: Është si Ronaldo
09/04 21:37
Top News- Kombëtarja, pa Drejtor Teknik. Fulvio Pea nuk rinovon kontratën, largohet pas 3 vitesh
08/04 18:19
Top News- Sfidat kualifikuese me Uellsin. Trajneri Grima-Synojmë të bëjmë një lojë sa më dinjitoze
08/04 18:19
Top Channel/ “Nuk marr dot rrogën në Iran”, Asani: U zhgënjeva në Botëror
06/04 23:21
Top Channel/ Kupa e çiklizmit. Fitues nga Shqipëria dhe Kosova në garat 122.6 km dhe 54 km
05/04 22:53
Top Channel/Triumfi ndaj “Mbretërve”, Muriqi për Digitalb:Golin kundër Realit ua kushtoj shqiptarëve
05/04 20:37
Top News- Prishtina plot me tifozë, të gjithë në pritje të ëndrrës për në Botëror
31/03 22:10
Top Channel/ Kosova një hap nga takimi me historinë! “Dardanët” presin turqit
31/03 19:35
Top Channel/ Ndeshja finale mes Kosovës dhe Turqisë, skuadra turke mbërrin në stadium
31/03 19:32
Top Channel/ Pak orë para ndeshjes me Turqinë, nis atmosfera në stadiumin në Kosovë
31/03 18:20
Top Channel/ Pak orë nga starti i ndeshjes, në rrugët e Kosovës nis festa e çmendur e tifozëve
31/03 17:20
Top Channel/ Kosova bëhet gati për Turqinë, ndeshja vendimtare do të transmetohet nga Top Channel
31/03 15:45
Top Channel/ “Pavarësia” e dytë e Kosovës! Sot një hap pranë Botërorit
31/03 15:45
Top Channel/ Miqësorja Shqipëri-Ukrainë në Valencia, mund të jetë e fundit për Sylvinho
31/03 12:51
Top News – Kombëtarja luan me Ukrainën / Sylvinho-na pret një ndeshje e vështirë, e fortë
30/03 19:04
Top News – Sfida e madhe Kosovë-Turqi/ Foda: Shanset janë 50 me 50, do të japim maksimumin
30/03 14:58
Top News- Miqësorja me Ukrainën. Dëmtohet Muçi, probleme dhe për Asanin
30/03 12:50