Top Channel/ Super Inteligjenca del nga kontrolli, OpenAI heton agjentët e vet
26/09/2026 19:23

OpenAI ka pranuar se agjentët e saj të inteligjencës artificiale kanë ndërvepruar me dhjetëra faqe interneti të qeverive, universiteteve, agjencive publike dhe institucioneve të tjera, gjatë proceseve të trajnimit dhe testimit. Mes sistemeve të prekura janë faqet e Komisionit Amerikan të Letrave me Vlerë dhe Bursave, Byrosë së Regjistrimit të Popullsisë dhe Departamentit të Arsimit. Agjentët, të ndërtuar për të vepruar me një shkallë të caktuar autonomie, kërkonin burime zyrtare për të mbledhur informacione publike. Por, sipas kompanisë, në disa raste ata shkuan më tej, duke tentuar të anashkalonin kontrollet e sigurisë së faqeve. OpenAI tha se agjentët përdorën adresa alternative, të dhëna hyrëse të ekspozuara publikisht dhe mjete të destinuara për zhvilluesit e programeve. Në raste të tjera, ata arritën te pjesë të sistemeve që nuk ishin menduar për përdorim të jashtëm ose publikuan informacione në faqe të palëve të treta. Kompania këmbëngul se të dhënat e marra nga institucionet amerikane ishin publike. Edhe Komisioni i Letrave me Vlerë deklaroi se, deri tani, nuk ka prova për akses të paautorizuar në informacione jopublike. OpenAI ka njoftuar dhjetëra institucione të prekura dhe paralajmëron se hetimi i plotë mund të kërkojë disa muaj.

Top Channel/ Bisedimet për paqen, “zbutet” Putin dhe pranon BE në tryezë
12/11 23:26
Top Channel/ Trump “heq dorë” nga Irani: Nuk është më prioritet
12/11 23:19
Top Channel/ Sulm me armë në SHBA, një i vdekur e katër të plagosur
12/11 23:13
Top Channel/ Putin kërcënon me luftë të re: Trupat e huaja në Ukrainë, objektiv ushtarak
12/11 20:10
Top Channel/ ‘Tërmet’ te Nvidia! Pas 33 vites dorëhiqet shefi, që u lidh me spiunen kineze
12/11 19:58
Top News – Italia në kaos, alarm në 2 mijë shkolla / Kërcënime për bomba, evakuim vetëm me prova
12/11 15:26
Top News – Toka ka një mini-Hënë të re / Do mbetet në orbitë deri në dhjetor, 2 metra e gjerë
12/11 15:08
Top Channel/Siguria mbledh liderët botërorë, Macron për bombat: “Herët për të identifikuar autorët”!
12/11 15:06
Top News – Panik në shina, ndalen trenat Eurostar / Kërcënimi për bombë shkakton vonesa
12/11 13:22
Top News – Vendet nordike duan NATO-n e tyre / Punojnë për një marrëveshje të përbashkët mbrojtëse
12/11 13:21
Top News – Njerëzit e Trumpit zbresin në Rusi / Witkoff dhe Kushner, bisedime me Putinin në Kremlin
12/11 13:19
Top Channel/ Skandali rrëzon zv.ministrin grek, dorëhiqet Tsavdaridis, dyshohet se ndërhyri për…
12/11 12:30
Top Channel/ Të dërguarit e Trump mbërrijnë në Moskë: Witkoff dhe Kushner, takim me Putin!
12/11 12:23
Top News – ‘Përparim’ por ende jo paqe…Bisedimet Rusi-Ukrainë-SHBA përfundojnë në Abu Dabi
12/11 12:19
Top Channel/ Spanjollët në grevë për çmimet e banesave: “Do paralizojmë krejtësisht ekonominë”!
12/11 12:08
Top Channel/ Nuk pyet për eprorin, ushtari qorton Pete Hegseth: “Këtu, qetësi dhe respekt”!
12/11 11:59
Top News – Shembet ndërtesa në Nju Jork / Kërkohen të mbijetuar nën rrënoja, të paktën dy viktima
12/11 11:57
Top News – Rrëzohen raketa mbi Mekë / Huthit sulmojnë Arabinë Saudite, përshkallëzohet lufta
12/11 11:54
Top News – Stuhia shkakton kaos në Evropë / Po vjen drejt nesh, rrugët kthehen në lumenj të tërbuar
12/11 11:51
Top Channel/ Netanyahu i jep urdhër ushtrisë: Përgatituni për të sulmuar Iranin!
12/11 11:20