Ditën e sotme në Gjykatën e Vlorës është zhvilluar seanca për tre vëllezërit Myslymi, të cilët u arrestuan ditën e djeshme, sepse akuzohen se kanë sulmuar fizikisht dhe verbalisht gjyqtarin Arqile Basho, gjatë një seance gjyqësore. Pasi ka mbaruar masa e arrestit për tre vëllezërit Myslimi, dalja e tyre nga ambientet e Gjykatës ka shkaktuar shumë tension.