Dhuna ka pushtuar Bagdadin, duke ngjallur frikën e rrezikut të shpërthimit të një lufte civile në Irak. Përplasjet mes liderit Muqtada al-Sadr, fitues i zgjedhjeve të fundit, dhe partive të armatosura filo-iraniane të mposhtura në votime por prej vitesh pjesë e sistemit hegjemonik irakian, tashmë po bëjnë të derdhet gjak nëpër rrugë. 15 persona janë vrarë orët e fundit e qindra të tjerë janë plagosur me armë zjarri.