Autobusi i kryetarit të Bashkisë së Stambollit Ekrem Imamoglu, u sulmua me gurë gjatë një mitingu fushate që ai po mbante në bastionin konservator të Erzurumit, përpara zgjedhjeve të 14 majit. Imamoglu ishte duke e mbajtur fjalimin nga autobuzi, por u detyrua të hynre brenda për t`u mbrojtur e më pas, u largua.