Në ditën e saj të 35 protesta kombëtare nuk u mbyll pa akte dhune. Pas disa orësh fjalime të përditshme në sheshin skëndërbej, qytetarët nisën marshimin në kryeqytet, por situata u tensionua në komisariatin nr.3, për shkak të arrestimi të 21 protestueve. Gjatë qëndrimit para komisariatit, disa protestues, një pjesë të cilëve të maskuar, sulmuan ambientet e komisariati me gurë dhe shkopinj, duke thyer xhamat dhe orendi që ndodheshin në holl, ndërsa disa arritën të hynin edhe brenda zyrave.