Protestuesit serbë në veri të Kosovës vazhdojnë sulmet ndaj policëve dhe përfaqësuesve të medias që po raportojnë situatën në vend. Këtë pasdite, Burim Zariqi nga RTV21 u sulmua nga një shtetas serb dhe momentin e filmoi vetë me kamerën që ishte duke regjistruar. Autori , sikurse duket në video, nuk nguron aspak nga fakti që po filmohet, por godet kamerën dhe ofendon Zariqin.