Top Channel/ Sulmohen dy anije tregtare, u goditën me raketa dhe drone nga grupi Huthi
15/12/2023 19:43

Dy anije mallrash ranë pre e një sulmi me raketa dhe dronë në Detin e Kuq. Shtetet e bashkuara thanë të premten se raketat dhe droni u lëshuan nga pjesa e territori të Jemenit që kontrollohet nga lëvizja rebele, Huthi. Lëvizje kjo rebele që mbështetet nga Irani. Anijet, njëra prej të cilave me flamur të Liberisë dhe në pronësi të një kompanie gjermane, sipas BBC u goditën në ngushticën e vogël të ujit Bab El Mandab. Zonë kjo që është jetike për tregtinë globale. Edhe më herët anijet tregtare në këtë zonë detare kanë rënë pre e sulmeve nga ana e këtij grupi. Por sulmet ndaj anijeve janë rritur më së shumti, pas nisjes së luftës mes Izraelit dhe grupit të Hamas. “Ne jemi të vetëdijshëm se diçka që u lëshua nga një rajon i Jemenit i kontrolluar nga Huthi, e goditi një anije që u dëmtua, dhe u raportua për një zjarr”, tha një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve AFP të premten. Huthi, ashtu si grupi islamik I Hezbollah, është rreshtuar në krah të mbështetësve të Hamas. Ai thotë se po sulmon çdo anije që udhëton drejt Izraelit. Ky grup, I cili ka mbështetjen e Iranit, erdhi në pushtet para nëntë viteve dhe prej asaj kohe është kthyer në një nga makthet më të këqija të anijeve të mallrave të cilat janë bërë objekt sulmesh. Nga shpërthimet nuk pati persona të lënduar në ekuipazh. Pamjet: AFP

Top Channel/ Putin, presion me armë bërthamore/ Presidenti Rus: Nato po përshkallëzon konfliktin
02/10 00:05
Top Channel/ Skandali me fondet e kulturës, ish-ministri del nga gjykata me pranga në duar
01/10 23:01
Top News- Lista me “aleatë të mirë dhe të këqij” – Nis hakmarrja e Donald Trump kundër NATO-s
01/10 23:00
Top News – Gjurmë ruse e serbe në Leipzig. Gjermanët zbulojnë fijet e aktit të sabotimit
01/10 21:30
Top News – ‘Do të përdoren armët bërthamore’. Putin paralajmëron– Nuk ka garanci për të ardhmen
01/10 20:30
Top News – Lumenjtë e baltës ‘mbysin’ rrugët/ Moti i keq godet Kretën, dëme kolosale e viktima
01/10 20:00
Top Channel / Përshkallëzohen protestat në Francë /Mbi 600 të arrestuar nga përplasjet me policinë
01/10 19:21
Top News – Rusia gati për sulm! Kush prodhon armë për Ukrainën, do të goditet
01/10 14:17
Top News-SHBA kërcënon Francën e Gjermaninë/Hidhni në treg rezervat e naftës, ose ndalojmë eksportin
01/10 14:10
Top News – Morën ‘bekimin’ e Erdoganit. Zbardhen bisedimet sekrete midis Sirisë dhe Hezbollahut
01/10 13:38
Top News- Skandal në forcat e armatosura gjerman/ Qindra ankesa për dhunë e ngacmim seksual të grave
01/10 13:37
Top News- Irani pas sulmit terrorist! Netanjahu përmbahet, ‘nuk e dimë nëse ka gisht’
01/10 13:09
Top Channel/ Moska paralajmëron Europën: Do sulmojmë fabrikat e armëve që furnizojnë Ukrainën!
01/10 11:18
Top Channel/ “Je një hero, një luan”, Netanyahu takon pasagjerin që shpëtoi avionin e Flydubai!
01/10 11:05
Top Channel/ “Welcome back”: Spanja përshëndet rikthimin e Anglisë në Bashkimin Europian!
01/10 11:04
Top News – Trump ‘i merr’ Seulit 200 mld dollarë. Investimet për IA, energjinë bërthamore dhe gazin
01/10 10:11
Top News – Jetëgjati nuk bëhet jetëshkurtër! E dënuara me vdekje në SHBA i mbijeton ekzekutimit
01/10 09:52
Top Channel /Macron: Anglia do kthehet në BE /Presidenti: Përshëndes qëndrimet Burnham
30/09 23:53
Top News-Tentativa për rrëmbimin e avionit/ Reagon Ambasada e Izraelit në Shqipëri: Na shënjestrojnë
30/09 22:51
Top News- Hapësira ajrore nën sulm, BE jep rekomandimet: Ja zonat ku ka rrezik
30/09 21:45