Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha të dielën se vendi i tij do të ndërmarrë veprime të forta si përgjigje ndaj sulmit me raketa të Rusisë, në qytetin Çernihiv. Si pasojë e sulmit 7 persona u vranë dhe rreth 150 të tjerë u plagosën, mes të cilëve 15 ishin fëmijë. “Jam i sigurt se ushtarët tanë do t'i përgjigjen Rusisë për këtë sulm terrorist. Përgjigjuni në mënyrë të prekshme” Zelensky përshëndeti ndër të tjera vendimin e Holandës për t'i dorëzuar avionët F-16 Kievit për ta ndihmuar në luftën kudnër Rusisë.