16 persona u lënduan nga sulmet iraniane që u raportuan këtë mëngjes në Tel Aviv, sipas autoriteteve izraelite. Gazetari i Top Channel, Artur Bibe, ndodhet në lagjen Ramat Aviv në kryeqytetin izraelit, ku një raketë iraniane goditi një bllok banimi rreth orës 08:00 të mëngjesit.