Policia britanike ka identifikuar si dy viktimat e sulmit të një dite më parë në sinagogën në Manchester, ashtu edhe autorin e tij. Sipas autoriteteve, Adrian Daulby, 53 vjeç, dhe Melvin Cravitz, 66 vjeç, të cilët u vranë të enjten, ishin që të dy banorë lokalë. Ndërsa personi që goditi me makinën e tij këmbësorët në zonë dhe më pas nisi të therte me thikë persona jashtë objektit të Kongregacionit Hebraik, Heaton Park, u identifikua si Jihad al-Shamie, 35 vjeçar, shtetas britanik me origjinë siriane. Ai u qëllua për vdekje në vendngjarje nga policia e cila njoftoi se ka arrestuar dy persona në lidhje me incidentin që e përshkroi si “terrorist”. Për sulm terrorist foli edhe vetë kryeministri Kei Starmer, i cili premtoi përforëcim të masave të sigurisë.