Çmimi i naftës në tregjet ndërkombëtare ka kaluar sërish mbi 91 dollarë për fuçi, duke arritur nivelin më të lartë që nga fundi i korrikut. Nafta Brent, referenca kryesore për tregun global, u tregtua rreth 91 dollarë, ndërsa WTI amerikane u ngjit pranë 85 dollarëve.