Protestuesit vijojnë prej disa orësh me dhunën në rrugët dhe institucionet shtetërore dhe jo vetëm. Protestuesit mbrëmjen e sotme kanë lëvizur në disa zona të ndryshme të Tiranës, ku kanë mbërritur dhe në Ministrinë e Drejtësisë, të cilën e kanë sulmuar. Bëhet e ditur se lëndë të shumta piroteknike janë hedhur në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë.