Gledis Nano, ish-drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit, sot ka qenë kryefjala e hakerave iranian. Grupi “Homeland Justice”, ka publikuar komunikimet sekrete të Nanos me partnerët ndërkombëtare për çështje delikate. Publikimi i këtyre të dhënave sipas ekspertëve të IT, kalon kufirin e cënimit të të dhënave personale, kësaj here vendoset në rrezik siguria kombëtare.