Top Channel/ Sulmi me thika në një qendër tregtare në Sidney, shkon në 7 numri i viktimave
13/04/2024 21:58

Ka shkuar në shtatë numri i viktimave të sulmit me thikë në një qendër tregtare në Sidnei, ndërsa të plagosurit janë 8, mes tyre një nënë dhe dhe djali i saj 9 muajsh, ngjarje e cila ka tronditur thellë mbarë opinionin publik në Australi Mes viktimave është edhe autori i sulmit. Një police iu vu atij nga pas, dhe hapi zjarr duke e vrarë në vend, teksa shumë njerëz ende të shokuar, nuk po kuptonin cfarë kishte ndodhur. “Isha duke blerë në një dyqan kur dëgjova zhurma. U ktheva dhe pashë sesi një grua dhe fëmija i saj po sulmoheshin. Ishte e tmerrshme, të gjithë ngrinë në vend, nuk dinin cfarë të bënin”, u shpreh një 33 vjecar i cituar nga BBC. Nëna e lënduar arriti të shkëputej e të hynte në një dyqan të qendrës tregtare, stafi I të cilit reagoi me shpejtësi e mbylli dyert, duke e bllokuar agresorin jashtë. “Disa prej klientëve të dyqanit po përdornin rroba në përpjekje për t`i ndaluar asaj hemoragjinë”, rrëfeu një dëshmitar tjetër në vendngjarje. Fëmija i saj kishte marrë vetëm një plagë të vogël, por nëna dukej shumë keq. Kishte shumë gjak kudo, ajo ishte përfshirë nga paniku. Shpresoj që të shpëtojë”, shtoi i njëjti person. Kryeministri Australian Anthony Albanese u shpreh se “mendimet dhe zemrat e të gjithavë tani janë me të lënduarit dhe familjarët e viktimave”, dhe falenderoi ata që u përgjigjën të parët. Policia i bëri thirrje njerëzve të shmangnin shmangin zonën dhe evakuoi me qindra vetë nga qendra tregtare. Pamjet: AFP

Top News – Trump, Putin dhe Xi Jinping takim trepalësh në Kinë për armët bërthamore
14/11 10:40
Top News – SHBA në ‘black out’. Pezullohen fluturimet në gjithë vendin, kaos për udhëtarët
14/11 10:39
Top Channel/ SHBA në kaos si në sulmet e 11 shtatorit! Pezullohen të gjitha fluturimet!
13/11 23:21
Top Channel/ Reforma e shekullit! Gjermania fuqizon shërbimin sekret kundër spiunazhit rus
13/11 23:08
Top Channel/ Trump bleu aksione të Nvidia, para heqjes së kufizimeve për Kinën
13/11 23:04
Top News- Irani feston shkatërrimin e radarit amerikan, ushtria e SHBA: Nuk na goditën!
13/11 22:50
Top Channel/ Nvidia përplas SHBA me Kinën! Amerikanët duan masa kufizuese, kërcënon Pekini
13/11 22:48
Top Channel/ Cilat janë 5 vendet evropiane që do negociojnë paqen në Ukrainë
13/11 22:37
Top News- Kush janë evropianët që do negociojnë me Putin për Ukrainën, a do vendoset paqja?
13/11 22:35
Top News- Turqia dhe Katari bashkojnë forcat/ Nënshkruajnë marrëveshje të ndërsjellë mbrojtjeje
13/11 22:30
Top Channel/ Microsoft zbulon çfarë ndodhi: Çfarë e shkaktoi kolapsin global
13/11 22:24
Top News- Ndryshimet klimatike po nxitin migrimin/ IOM: 200 milionë njerëz kërcënohen të zhvendosen
13/11 22:00
Top News – Fundi tragjik i 13-vjeçares. E mitura gjendet e e lidhur dhe e pajetë në një banesë
13/11 21:30
Top Channel/ 25 vite burg për vrasje, gabimi fatal që burgosi për 13 vite 64-vjeçaren e pafajshme
13/11 21:07
Top News – Putin nuk kënaqet vetëm me Ukrainën. Nga Finlanda, tek bazat e NATO-s, zbulohen kërkesat
13/11 21:00
Top Channel/ “Jam maskara”! Lidhjet jashtëmartesore, orët kritike të Jensen Huang në krye të Nvidia
13/11 20:54
Top Channel/ “Dita e Gjykimit”! Zbulohet historia e profecisë 66-vjeçare: Fundi i botës…
13/11 20:52
Top Channel/ Kërkesat brutale të Rusisë,“Bild”: Kërkon të dalë Finlanda nga NATO
13/11 19:55
Top News- Një njeri që do përballet me Putinin! Evropa kërkon një ‘të dërguar’ për bisedimet e paqes
13/11 17:54
Top Channel/ Anglezët “zbërthejnë” Çopjat, dokumentari zbulon si funksionon trafiku i kokainës
13/11 17:48