Moska nuk ka të ndalur: mbi 30 persona janë vrarë e dhjetëra të tjerë janë plagosur nga bombardimet ruse në qytetet e mëdha të vendit brenda dy ditësh. Vetë Kievi e ka përshkruar këtë si ofensivën më të madhe raketore ruse që nga fillimi i konfliktit shkurtin e vitit 2022. Shënjestra ishin kryeqyteti si dhe qendra të tjera të rëndësishme si Odesa, Dnipropetrovski, Harkivi dhe Lvini.