Sipas pamjeve të publikuara, sulmi ka shkaktuar dëme në zonën përreth rezidencës diplomatike, ndërsa momentet e goditjes tregojnë intensitetin e sulmeve ajrore në kryeqytetin ukrainas. Materiali, i siguruar nga gazetari i Top Channel Muhamet Veliu, tregon pasojat e sulmit me dron në një zonë të banuar ku ndodhen rezidenca diplomatike dhe objekte civile, duke ngritur shqetësime të reja për sigurinë e përfaqësive diplomatike në Ukrainë.